Kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë nga Erges Xhelili pas një sherri në poliklinikën e zonës.
Mësohet se Xhelili ka qenë ish-punonjës i IT në bashkinë e Divjakës.
Sakaq, raportohet se ka mbetur i plagosur edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.