Plagosi me thikë vëllain, arrestohet 61-vjeçari në Pustec

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Liqenas, në Pustec. 61-vjeçari Koçi Mitre, ka plagosur me thikë vëllain e tij, 59-vjeçarin Pali Mitre.

 Dy vëllezërit ishin duke pirë alkool në një lokal të fshatit ku banonin, në momentin kur ka nisur debati.

Ata kanë debatuar verbalisht, e më pas Koçi Mitre, ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar vëllain, Pali Mitre, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre është shoqëruar në komisariat, për procedura të tjera.

Njoftimi i plotë:

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *