Policia e Shkodrës ka arrestuar 27-vjeçarin Elis Lekndrejaj, i cili prej kohësh ishte në kërkim. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ai akuzohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në datën 21 Mars të këtij viti, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Mikel Fusha. Policia në atë kohë njoftoi se ngjarja ndodhi në një lokal, pas një konflikti të çastit. Tashmë i riu do të dal para gjykatës dhe do të njihet me masën e sigurisë, pasi vendimi kundër tij është dhënë në mungesë.
DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/