Aktori i Teatrit të Durrësit, Ervin Doko, është shpallur në kërkim nga komisariati nr. 6 në kryeqytet pasi ditën e djeshme pas një konflikti ka plagosur shtetasin me iniciale E.Gj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Migjeni, ku dyshohet se i gjithë konflikti ka ndodhur për shkak të parkimit të një automjeti.
Sakaq, policia ende nuk ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen.