Plagosi shqiptarin teksa pinte kafe, e pëson keq 51-vjeçari

Një 51 vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka plagosur shqiptarin më 7 mars.

Bëhet me dije se 51 vjeçari nga Artena, është emër i njohur për policinë pasi akuzohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e rëndë.”

Gjithçka ka nisur më datën 7 mars, shkruajnë mediat italiane në momentin kur shqiptari ndodhej brenda një lokali në Artena, ku për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.

Sakaq, pas plagosjes 51-vjeçari arriti të zhdukej dhe të humbiste gjurmët. Si dhe shqiptari u transportua në spital, ku dhe qëndroi i shtruar 30 ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *