Plagosja e 20-vjeçarit brenda hotelit në autostradën Durrës-Tiranë/ Kush është i riu i arrestuar (EMRI)

32-vjeçari, Tefik Shehu, është arrestuar sot nga policia e Durrësit.  Ai është vënë në pranga në lidhje me ngjarjen e 9 dhjetorit ku në dhomën e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Tefik Shehu., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burrg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar, Arni Sulejmani,” njofton policia.

Dyshohet se i riu u plagos pa dashje nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri.  Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *