Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 5 të arrestuarit për plagosjen me armë zjarri të Joan Muçllarit, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Panorama raporton se është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për Fatjon Bonon, Kristian Kreston, Hekuran Gjonën, Ledion Shkullakun dhe Rudi Shahon.
Ata akuzohen për përkrahje të autorit pas krimit, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.