Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e dyfishtë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Mësohet se një nga pistat e hetimit që ka nxitur një konfrontim mes dy grupe të rinjsh, që ka përfunduar me përdorimin e armëve, është pasi të rinjtë dyshohet se janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës në doza të vogla.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë 5 persona, ku pas debatit verbal sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të rinjtë janë konfliktuar në trotuar pranë një pallati.
Nga kjo ngjarja mbetën të plagosur 27-vjeçari Aleksandër Nikolli dhe 25-vjeçari Xhulio Vela.
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/