Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, reagon policia: Kemi arrestuar autorin!

Policia e Divjakës ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Divjakë, ku u qëllua me thikë kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi dhe shoferi i ti Gazmend Bullari.

Policia deklaron se është arrestuar autori Orges Xhelili.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të  dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *