Plagosja e punonjësit të IMT-së/ Vëllai i autorit zbulon motivet e ngjarjes

Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku punonjës i IMT-së Ilirjan Gavelli u plagos me armë shtetasi Qani Muça.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vëllai i autorit i cili pohon se Qaniu nuk ka qenë në shtëpi gjatë momentit kur punonjësi i IMT-së i ka shkuar në banesë për të zbatuar vendimin për shembjen e banesës. Sakaq shton se në banesë gjatë shembjes së banesës së familjes Muça ka qenë prezente vetëm vajza e mitur, pasi çifti i bashkëshorteve ishte në punë.

Sipas tij, vajza ishte terrorizuar nga prania e një numri të madh të policëve në banesë, të cilët kishin shkuar me një urdhër për shembjen e objektit.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *