Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen me thikë, që ndodhi pak minuta më parë në një berberhane të qytetit të Vlorës, pranë shkollës “24 Maji”.
Mësohet se 40-vjeçari me iniciale M.A ka hyrë këtë mbrëmje në berberhane, duke goditur me thikë dy punonjësit e dyqanit Kevin Nuredini 23vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Sakaq mësohet se më pas autori ka goditur veten me thikë.
Autori është arrestuar nga policia, ndërsa dy berberët janë shtruara në spitalin e Vlorës. Dyshohet se autori ka qenë i alkoolizuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.