Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi plagosjen e Erion Hasanbelliut nga Kasandro Noga në Belgjikë ditën e djelë. Hasmëria mes Hasanbelliut dhe Nogës vijon prej 20-vitesh, pasi në 2002 atentatori ka vrarë në sanatoriumin e Tiranës babain e të plagosurit. Më pas Hasanbelliu u hakmor, duke e plagosur rëndë Nogën.
Gazetari Hoxha ka dhënë një detaj interesant për të arrestuarin Kasandro Noga. Autori i plagosjes së Erion Hasanbelliut, më parë është përfaqësuar nga avokati Albani Bengasi, e cila e kishte nxjerrë këtë të fundit me liri me kusht.
Emri i Alban Bengasit, u bë i njohur pas dëshmisë së Nuredin Dumanin, i cili pasi I kishte ofruar 120 mijë euro bashkëpunëtorit të tanishëm të SPAK, për të vrarë gruan e tij, për të cilën dyshonte se e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.
Plagosja në Belgjikë, zbulohen detaje për Kasandro Nogën, Hoxha: Albani Bengasi që donte të vriste gruan, ishte avokati i tij
Leave a comment