Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga në mënyrë të menjëhershme autorin e ngjarjes që plagosi rëndë 50-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm të shtetasit F. V. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/