Policia ka reaguar pa plagosjes në Kombinat, ku një person rreth të 60-tave u plagos në këmbë me armë zjarri.
Sipas raportimit, mësohet se shtetasi Murteza Lika vuan nga probleme të shëndetit mendor
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Murteza Lika, rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.