Rasim Tafa ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Met Lika, i cili ka nxjerr armën dhe ka qëlluar bashkëfshatarin pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se të dy banorët e Gjormit janë konfliktuar fillimisht verbalisht e fizikisht për një lopë, derisa 41 vjeç Met Lika ka nxjerr armën dhe ka qëlluar drejt fqinjit të tij, Rasim Tafa. 53 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj”, njofton Policia e Lezhës.