I plagosur ka ngelur Besnik Simoni, administratori i fshatit Kallmet, të Lezhës.
Simoni ka marrë tre plumba në trup, si dhe gjendja e tij ngelet kritike. Ai është dërguar drejt Spitalit të Traumës, në kryeqytet.
Priza.al në kontakt me spitalin e traumës, bën me dije se i plagosuri ndodhet në sallën e operimit.
Vetëm 10 minuta mbas mbërritjes, ai është drejtuar drejt sallës së operimit, për të bërë të mundur largimin e plumbave të marrë.
Administratori është duke marrë trajtimin e duhur.
“Gjendja e pacientit B.S eshte e rëndë, nën trajtim intensiv, prognozë e rezervuar”, u shprehën burimet zyrtare nga Spitali Universitar i Traumës./Priza.al