Këtë të enjte Bajame Seneja 60-vjeç u plagos në këmbë me armë zjarri nga një automjet në ecje.
Autori i Armand Hasalla është shpallur në kërkim nga policia. Bajame Seneja bëhet me dije se është motra e Kastriot Hasallës, autorit të ngjarjes së dy viteve më parë ndodhur në këtë zonë mbeti i vrarë Romeo Hasalla.
“Autori është identifikuar dhe është Armand Hasalla dhe është larguar pas ngjarjes. Mësohet se Bajame Seneja është motra e Kastriot Hasallës autorit të ngjarjes së dy viteve më parë ndodhur në këtë zonë ku ka mbetur i vrarë Romeo Hasalla. Bajame Seneja, 60-vjeç së bashku me nipin e saj ka qenë pranë gjykatës ku edhe është dhënë dënimi për Kastriot Hasallën. Teksa po ktheheshin janë qëlluar. Postblloqe të shumtë policie janë ngritur për kapjen e autorit”.
Por ngjarja e rëndë e ka zanafillën dy vite më parë, për një truall në fshatin Garunjas.
Në atë kohë si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai i tij Shaiup Hasalla dhe dy vëllezërit e tjerë Emiljano dhe Laert Hasalla.
Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë rezultoi Kastriot Hasalla.
Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e Shuaip, Laert dhe Emiljano Hasallës.