Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë mesditën e sotme Diell Çelën 55 vjeç. Ngjarja mësohet se nuk ka ndodhur për motive politike. Plagosja lidhet me detyrën e bashkëshortes së tij si drejtoreshë e spitalit të Peqinit.
Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.
Çela mësohet të ketë qenë ish-kreu i PD për Peqinin dhe është kërcënuar me jetën edhe në shkurt të vitit 2016. Aktualisht, Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, 52-vjeçarit, Sokol Dehima.
Konfliktohen dy persona, plagoset me armë ish-kreu i PD-së për Peqinin