Të tjera detaje dalin nga plagosja në Pogradec, e cila ka ardhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes disa personave me precedentë kriminalë.
Mësohet se i riu Johan Muçllari përpos plagosjes me armë zjarri në këmbë, është goditur me thikë edhe në kokë, e për pasojë të plagëve të rënda është nisur drejt Tiranës.
Autorët kanë ngacmuar me fjalë Joan Muccllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushte fillimisht e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës dhe thikës nga autorët./Priza.al