Plagosja në Pogradec/ Zbardhen detaje të reja, 18-vjeçari niset drejt Traumës

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë në Pogradec ditën e sotme. Mësohet se ‘molla’ e sherrit mes dy të rinjëve është motra e njërit prej tyre. 19-vjeçari ka kapur motrën e tij duke folur me 18-vjeçarin me iniciale R.P, në rrjetet sociale.

Por gjatë ditës së sotme, Hoxha ka shkuar në gjimnazin e tyre për të sqaruar muhabetin. Në këto momente një shok i 18-vjeçarit ka goditur me kasetë Hoxhën në kokë. Më pas Hoxha ka nxjerr thikën që ka qëlluar dy herë 18-vjeçarin. Ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *