Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë një 23-vjeçar, ka alarmuar policinë.
Plagosja ka bërë që të ngrihen disa pika kontrolli në kryeqytet. Po ashtu, mësohet se policia ka ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur Renaldo Mejdani, 23 vjeç dhe autor duhet të jetë fqinji i tij A. O., 49 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.