Plagosja në Tiranë, reagon Policia: Shpallëm në kërkim autorin

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Në njoftim bëhet me dije se Adrian Ismailaj, 47 vjeç është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital. Autori është identifikuar si M. C., 38 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E fundit/ Plagosje me thikë në Tiranë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *