Një ngjarje e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku dy të rinj u plagosen me thikë.
Policia e Vlorës ka reaguar mbi ngjarjen, teksa ka theksuar se konflikti që çoi në plagosjen e dy të rinjve të moshës 23 dhe 35-vjeç, nisi për konflikte të dobëta. Po ashtu është bërë e munduar edhe arrestimi i autorit, i cili do të akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”.
Ndërsa të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. Gj., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme është konstatuar duke hedhur inerte, në një sipërfaqe toke.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.