Mbrëmjen e sotme, janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Kombinat të Tiranës. Sipas burimeve paraprake, mësohet se një 60 -vjecar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore.
Ky i fundit është plagosur në këmbe me armë zjarri, fatmirësisht pa probleme për jetën.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.