Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur pak orë pas mesnatës .
Mësohet se shtetasi B.Z ishte ndodhej tek biznesi i tij një dyqan fruta-perimesh kur në drejtim të ti është qëlluar me armë zjarri .
Si pasojë 60-vjeçari ka mbetur i lënduar me plagë në trup ,dhe ndodhet në spitalin e tramës në Tiranë .
Janë shoqëruar edhe persona të tjerë nga policia , mes tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes për më tej po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar .
Njiftimi i Policisë:
Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.