Plagosje në Shkodër. Plagoset shtetasi Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.