Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Bajram Currit.
Burimet paraprake njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa bëhet me dije se është plagosur në këmbë një 60 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Gjakovës për mjekime dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.