Plagosje me armë zjarri në Laç, detajet e para

 

Të shtëna me armë në Laç, një person i plagosur. Ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.

Mësohet se 56-vjeçari Besnik Selmani ka plagosur me çifte 49-vjeçarin Besnik Pula.

Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *