Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 40-vjeçar akuzohet se ka plagosur me thikë një 34-vjeçar. Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi A.Ç.,40-vjeç banues në lagjen nr.3 Durrës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dovëta.
“Pas një konflikti për motive të dobëta, 40 vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.