Plagosje me thikë në “Komunën e Parisit”

Një plagosje me thikë ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Shtetasi Arli Beta, plagosi me mjet prerës thikë, të riun Erius Tuçe, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Arli  Beta është kapur dhe arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *