Planet e dhëndrit të Trump, Rama: Shqipëria do të kthehet në një zonë e turizmit të lartë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Finacial Times” për planet e Jared Kushner në Shqipëri.

Rama tha se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish presidentit Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga Kushner.

“Kushner dhe Grenell bënë uverturën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”, shprehet Rama.

Më pas kryeministri ka thënë që Kushner së bashku me kompaninë e tij nuk ka bërë kërkesë zyrtare sa i takon Zvërnecit.

Sipas Ramës ky investim do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë pasi një turist aty mund të shpenzojë më shumë se 100 turistë të zakonshëm në vend.

Kështu Shqipëria do të kthehet në zonë e turizmit të lartë thekson Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *