Është diskutuar së tepërmi për marrëdhënien e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, për më tepër në kohën e Big Brother Vip, pasi Donaldi ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Së fundmi, kanë qarkulluar lajmet e një shtatëzanie të mundshme të moderatores, por ajo i ka mohuar duke thënë se nuk është në pritje të një fëmije.
“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo, nuk ka”, u shpreh ajo në një intervistë.
Bora është nënë e një djali, Arborit nga lidhja e saj me Dj e njohur Vin Velin. Ata ruajnë një raport shumë të mirë dhe shpesh i kemi parë bashkë duke treguar një shembull perfekt se si dy prindër mund të vazhdojnë të jenë prezentë dhe model në rritjen e fëmijëve përtej ndarjes.
Po ashtu, Bora ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.