Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton se në Rinas situata i është rikthyer normalitetit. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ajo hedh kunjat e radhës ndaj kritikëve, se plani i pengmarrjes dështoi.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan ajo në Twitter.
Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.
— Belinda Balluku (@BallukuBelinda) April 9, 2021
Ora 09:00 e ditës së sotme shënoi edhe fundin e krizës më shumë se 48 orëshe të krijuar në Aeroportin e Rinasit, pasi pjesa më e madhe e kontrollorëve të AlbControl lanë punën.
Për situatën e krijuar, policia ka vënë në pranga tre kontrollorë të trafikut ajtor, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.