Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të planit me tri pika për përballimin e krizës energjetike. Rama tha se nuk do të ketë rritje çmimi për familjet dhe biznesin e vogël, si dhe do të ketë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë.
Në një postim në ‘Twitter”, Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”, njëlloj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë.
“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.
/Priza.al/