Projekti për Butrintin ka pasur debate të ashpra në kuvend. Të përfshirë ka qenë ministria e Kulturës Elva Margarit dhe Ina Zhupa.
Kjo e fundit theksoi se nga të gjithë aferat e bëra, në fund pritet që në Kuvend të vijë një projektligj që thotë se jepet Shqipëria me koncesion.
“Aq shumë e doni Butrintin, sa keni hequr nga zonat e mbrojtura dhe ajo nuk përfshihet më aty. Për ta kthyer më pas në një kompleks. A e mendoni se kjo bëhet në interes të qytetarëve shqiptarë, jo bëhet në interes të një privati, të atyre që e plaçkitini çdo ditë Shqipërinë. Mos u habisni kur te vijë në Kuvend një projektligj që thotë se jepet Shqipëria me koncesion”, tha ajo.