Plani perfekt për arrati u kthye në tragjedi! Si humbi jetën në komisariat, teksa policët shihnin ndeshjen (FOTO)

Një ngjarje e rëndë u shënua në Komisariatin nr 5 të Kamzës mbrëmjen e djeshme e cila përfundoi me 1 viktimë dhe dy të plagosur pasi godina u përfshi nga flakët.

Nga kjo ngjarje, ndërroi jetë 25-vjeçari, Arben Mici i cili ishte pas hekurave pasi kishte dhunuar nënën e tij, mbetën të plagosur i paraburgosuri Dilaver Idrizi i arrestuar pak ditë më parë pasi kishte ushtruar dhunë dhe më pas kishte hedhur nga kati i tretë bashkëjetuesen. Ky i fundit më pas e kishte raportuar ngjarjen si aksident. I plagosur nga mbetur edhe një prej efektivëve të policisë me iniciale, Hajredin Boja.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes policore ngjarja e mbrëmjes së djeshme ndodhi për shkak se Mici dhe Idrizi kishin ndezur në qeli zjarrin që ishte përhapur më pas në pjesën tjetër të godinës.

Sipas hetimeve nga Neës24, 26-vjeçari Arben Mici është lejuar nga efektivët e policisë të ndezë një cigare në korridor. Mici është rikthyer në qelinë e tij të izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut si tentativë për t’u arratisur. Por duket se plani i Micit doli jahstë kontrollit pasi ai humbi jetën tragjikisht për shkak të asfiksisë.

Sa i përket Dilaver Idrizit, ai tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore përkatëse. I lënduar nga ky incident ka mbetur edhe efektivi i policisë, Hajredin Boja.

Efektivi i policisë, Hajredin Boja

I arrestuari, Dilaver idrizi

CILAT JANË MASAT E MARRA NGA AUTORITETET PËRKATËSE DHE REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT?

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet kanë arrestuar dy oficerë sigurie dhe ka pezulluar tri të tjerë, pasi dyshohet se kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli dhe kanë ndërhyrë me vonesë.

Ndërsa u pyet zjarrvënien në Komisariatin numër 5 të Kamzës Avokati i Popullit, Erinda Ballanca tha se kushtet në dhomën e izolimit janë shumë të rënda. Ballanca ka rekomanduar madje mbylljen imediate të tyre.  Për shkak se ambientet janë pa ajrim, zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin.

Sipas dosjes hetimore, i riu Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë muajve të fundit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *