Një i mitur ka rënë në prangat e policisë italiane pasi publikoi në rrjetet sociale video propagandistike xhihadiste që i atribuohen ISIS-it. Sipas mediave italiane, ai po hetohet për bashkëpunim me qëllim terrorizmi.
Ndalimi i urdhëruar nga Prokuroria Publike për të miturin u bë me datë 26 maj, dhe u krye nga personeli i Digos së Bergamos dhe Brescia dhe i Shërbimit për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Gjatë hetimeve, u zbulua se kishte një rrjet përdoruesish të rinj që janë mbështetës të ISIS-it, të pranishëm në vende të ndryshme evropiane dhe amerikane, shumë prej të cilëve janë arrestuar javët e fundit.
Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se i riu, ishte gati të merrte masa duke përpunuar planin për zjarrvënie në zonën ku banonte. Atij, iu zbuluan video të ekzekutimeve dhe manuale në lidhje me armët dhe paketimin e bombave, të cilat ai i shpërndau në rrjet, duke u kërkuar përdoruesve të tjerë të rinj të internetit që të ndërmarrin veprime të ngjashme.