Dy të rinj pa precedentë të mëparshem e me origjinë kosovare, një burrë dhe një grua, dyshohet se janë trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe kanë planifikuar të kryejnë një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” . Për këtë arsye, karabinierët e Ros-ve zbatuan një urdhër ndalimi, të lëshuar nga Prokurori i Trentos, ndaj dy të dyshuarve.
Të dyshuarit për shoqatë terroriste –
Të rinjtë janë nën hetim nga prokuroria e Trentos për shoqërim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Më 18 qershor, gjyqtari hetues i Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrest shtëpie vetëm ndaj burrit. Masa paraprake u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë de-radikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar në mënyrë perfekte në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol themelor.
Rruga drejt radikalizimit falë propagandës xhihadiste në internet –
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të futur në kontekstin social, të punës dhe studimit, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar dhe efektiv nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Kërkimet
-Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Gjithcka po analizohet nga Grupi i Hetimeve Shkencore.