Një italian dhe dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve në Ailano, Caserta pasi u kapën në një plantacion marijuhane të fshehur mes bimëve.
Burime bëjnë me dije se falë vëzhgimit nga ajri, u bë i mundur identifikimi i 500 bimëve dhe u konstatua se bëhej fjalë për një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, e rrethuar me lisa të gjatë.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm, brenda një vile ngjitur me plantacionin, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar 2500 gjethe marijuhanë të thatë, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuhanë gati për shitje.