Të premten në 22:30, në emisionin e përjavshëm ‘Glamour Zone’, përballe moderatores Ester Bylyku, do të jenë Ana Kallaku dhe Antonia Gjoka, bukuroshja e shumëpërfolur nga mediat.
Antonia do të sqarojë për herë të parë, si nisën akuzat se ajo ka pasur një lidhje paralele gjatë pjesëmarrjes në Përputhen. Cili është djali misterioz, me të cilin ajo u fotografua? Antonia, thotë për herë të parë me zë të lartë, se është detyruar publikisht për të bërë zgjedhje, kundër dëshirës së saj.
/Priza.al/