Plas bomba në një xhami në Afganistan, 18 persona të vdekur

Një shpërthim është raportur në xhaminë Guzargah në qytetin e Heratit në Afganistanin perëndimor

Zyrtarët lokalë bënë me dije se nga ky shpërthim  të paktën 18 persona ishin vrarë dhe 21 ishin plagosur, gjithashtu një klerik i profilit të lartë pro-Taliban u vra si dhe disa civilë.

Zëdhënësi i policisë së Heratit, Mahmood Rasoli tha se:

“Mujib Rahman Ansari, me disa nga rojet e tij dhe civilët, janë vrarë gjatë rrugës për në xhami,”

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid, në një postim në Twitter shprehu “ngushëllime të forta” për vdekjen e Ansarit dhe tha se sulmuesit e tij do të ndëshkohen.

Talibanët pretendojnë se kanë përmirësuar sigurinë në vend që nga marrja e pushtetit rreth një vit më parë, por ka pasur disa sulme të mëdha në muajt e fundit, disa prej tyre duke synuar xhamitë e mbushura gjatë lutjeve.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *