Gazetari i njohur Bledi Mane, së fundmi është bërë pjesë e “Big Brother Vip 2” dhe ka shkaktuar jo pak debate.
Ditën e sotme ai i tha Krist Aliajt se nuk përbën rrezik për të. Mane gjithashtu u shpreh se deri tani Kristi ka qenë oportun në këtë lojë. Sipas tij Kristi nuk ka identitet si lojtar.
“Olta është lojtare e fortë, por e lexueshme. Ju merrni famë nga fama e Luizit, nga goditjet. Nuk kishte një rrugë ku mund të përplaseshit. Mirë që erdhën disa që po përplasen me të. Maestro ka identitet vetëm dy ditë, ditën e tretë e bën pushim”, shtoi Mane.
Bledi i tha Kristit nëse ai do të rrinte një javë larg Oltës e Maestros, nuk do dukej fare në shtëpi.