Arrestimi i Fredi Belerit ka sjell reagime të shumta në vendin tonë, kjo edhe pas interesimit të Greqisë.
Ndërkohë çështja Beleri është bërë temë debati mes analistit Fatos Lubonja dhe Dritan Hila, me këtë të fundit qe e cilësoi Belerin si një “fundërrinë që e kanë futur për të provokuar shqiptarët”.
Pjesë nga debati:
Hila: Turp t’iu vijë për Belerin, Një fundërrinë që e kanë futur për të provokuar shqiptarët. Beleri nuk ka punë të thërrasë grekun. Latë nam duke e bërë kauzë Belerin.
Lubonja: Po veprohet si me njerëzit e Enver Hoxhës, me polici e drejtësi.
Hila: As grekët nuk flasin kështu si ju. Po ngaqë nuk keni argumenta…
Lubonja: Mos më fol mua ashtu, ti ke qenë ministër, unë jam gazetar.
Hila: Unë kam qenë zëvendës ministër dhe kam dhënë dorëheqjen. Juve është shenjë respekti në gjuhën shqipe. Ti përmende vjedhjen e votave të Belerit.
Lubonja: E dallon dot fjalën argument nga fjala fakt?
Hila: Argumenti bazohet në fakte. Po të isha opozitë serioze do i futesha analizës. Edi Rama ka fituar se opozita është copë copë.
Lubonja: Pse deformon fjalët e mia? Kjo është fyerje e intelektit. Nuk është vend demokratik ku mazhoranca fiton 90%.
Hila: Edi Rama fiton se ka një opozitë të dobët e cila merret me vjedhjen e votave dhe manipulimit kur problemi janë figurat e vjetra politike të cilat nuk votohen nga qytetarët. Kur vjen dhe SHBA e të flet dhe ti thua Rama më vjedh votat, je duke gjetur alibi që ta paraqesësh Berishën në 2025 si frymë të re.