Në spektaklin e ditën së hënë në “Love Story”, Daniela kishte zgjedhur Vilianin për një takim tjetër gjatë kësaj jave.Mirëpo, pikërisht kjo zgjedhje ka nxitur reagimin e djemve të tjerë pjesëmarrës në program.
Bajron është rrëfyer në dhomën e kuqe për këtë takim.
Sipas tij Viliani i ka kërkuar takim Danielës.
Pas rrëfimit të Bajronit në dhomën e kuqe, në studio ka nisur një debat i ashpër mes djemve dhe marrëdhënies Vilian-Daniela.
Eni Shehu: E ke ndjerë veten në presion nga Viliani për këtë takim?
Daniela: Jo. Unë doja t’i thosha Bajronit…
Bajron: Viliani ta ka kërkuar takimin se ndryshe do të largohej nga emisioni. Dhe ti e ke pranuar vetë takimin.
Daniela: Shumë bukur që ma ka kërkuar. Kërkoje edhe ti.
Bajron: Ti ke rënë pre e presionit të Vilianit. Ti ke qenë ajo femër me dy standarte që ke sharë Vilianin tek ne. Tani
Daniela: Më gjej një detaj që unë kam sharë Vilianin, e dyta nuk janë të gjithë si puna jote si grua e keqe që merren me llafe
Bajron: Unë merrem me llafe apo ti merresh me llafe?
Më tej në debat është përfshirë edhe Serxhani.
Serxhan: E ke kërcënuar që të dalësh në takim. Një mashkull që e kërcënon një femër nuk është mashkull.
Viliani: Po lëpihesh mo vlla.
Daniela: Është e tepërt,asnjë lloj kërcënim.
Vilian: Fol tamam,pse të merret goja?
Serxhan: Unë Danielën e kam shumë xhan, e kam shumë qejf. Në këtë rast është viktima e atij, e pranoi vetë pas puntatës së të hënës…
Vilian: Po pse dridhesh mo plak?
Serxhan: Po s’po dridhem prej teje…. Një mashkull që bën kërcënime nuk është mashkull.
Daniela: O njeri, nuk ka bërë asnjë lloj kërcënimi. Mos e zgjat më! Ça do t’i që flet?
Serxhan: Pas puntatës së të hënës Daniela tha vetë me gojën e saj Vilianin nëse nuk do e zgjidhja ai do të largohej nga emisioni. Një mashkull që i kërkon diçka të tillë një femre nuk është mashkull.
Serxhan: Nuk është e drejtë që ne të shkojmë t’i themi vajzave më lë takim.
Rei: Nuk kemi pse të sulmojmë njëri-tjetrin fare. Ajo që ka parë Serxhani ndoshta është e vërtetë ndoshta nuk është e vërtetë…
Serxhan: Po është e vërtetë se ka edhe dëshmitarë të tjerë që kanë qenë aty.
Vilian: O Serxhan me kë kujton se je tu fol?
Serxhan: Mbylle mo gojën aty mos ta dëgjoj shumë zërin.
Pas tensionit të krijuar në studio, programi është ndërprerë dhe Serxhan është përjashtuar nga produksioni për sjelljen e tij.
/Priza.al/