Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kamion i ngarkuar me grurë është përmbysur.
u mësua se drejtuesi i kamionit humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e krimit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.