Kandidati për deputet i PD-në Elbasan, Luçiano Boçi, është përplasur fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca. Sherri mes palëve ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët. Si kandidati për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori për ngjarjen.
Luçiano Boçi, i kontaktuar nga ‘abcnews.al’ zbuloi se ishte në një takim elektoral, dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar e më tej kanë përfunduar në përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes, biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.
“Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z. Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët, dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese, për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.