Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. H 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin H.M 41 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar. Prokuroria nisi procedimin në gjendje të lirë për pronaren e lokalit Xh. B. ku dhe ndodhi konflikti për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu”, ka goditur me sende të forta, shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. B. (pronarja e lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, njofton Policia e Vlorës.