Plas grushti te ‘Orange’ në Sarandë! Truprojat e lokalit gjakosin turistët e huaj (Video)

Sërish në valën mediatike rikthehet një nga lokalet më të frekuentuara të Sarandës ‘Orange’! Me sa duket telashet nuk i ndahen këtij klubi, ku vetëm një muaj më parë, u plagos me breshëri plumbash pronari 35-vjeçar Spiro Iljadhi, dhe gjithashtu i plagosur mbeti edhe një i ri i cili ndodhej në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Edhe pse në bazë të masave anti-Covid të vendosur nga qeveria, lokali duhet të ishte i mbyllur, mësohet se mbrëmjen e djeshme pas mesnate, disa momente pasi këngëtari Noizy përfundoi koncertin e tij, disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.

Nga dëshmitarët në vendngjarje pretendohet se truprojat e klubit kanë dhunuar turistë të huaj, të cilët kanë dalë të gjakosur jashtë klubit. Përplasja midis të rinjve përshkallëzoi, duke e kthyer lokalin e natës në një arenë të vërtetë boksi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pak sekonda më pas kur sherri është shuar, aty mbërrijnë dy policë të “Rrugores” dhe dy efektivë patrulle, të cilët janë munduar që të ndërhyjnë pasi sherri ishte shuar.

Po ashtu edhe sot, edhe kur duhet të ishte i mbyllur për shkak të masave anti-COVID, “Orange” duket se vijon punën normalisht, edhe pse u shigjetuan nga kryeministri Edi Rama, disa javë më parë.

/Burimi videos: JOQ/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *