Plas keq sherri mes Luizit dhe Ermionës: Në një mënyrë apo në një tjetër do të ma paguash, ta tregoj unë qejfin

Vëllai i Madh dha një sfidë për banorët, të cilët duhet të ndaheshin në dy grupe. Dy konkurrentët e preferuar për këtë javë, Luizi dhe Olta ishin liderët e grupeve dhe ata duhet të zgjidhnin nga një banor për grupin e tyre.

Këtë sfidë e fitoi Olta pasi skuadra e Luizit u penalizua pasi Ermiona u shkëput nga litari. Kjo gjë ka sjellë debate mes kësaj të fundit dhe Luizit. Madje debatet kanë agravuar në kërcënime.

Luizi: Lëre gongun. Nga fillimi tek gongu i parë nuk ke qenë. Një se ke dëgjuar. Në një mënyrë apo në një tjetër do të ma paguash. Ta tregoj vetë qejfin ty.

Ermiona: Dal nga shtëpia un Luiz. Kërcënime mua mos më bëj. Dal direkt nga shtëpia. Ikni more mu hiqni qafe si budallenj mbas lojës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *