Mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Big Brother VIP’ u zhvillua një debat i ashpër mes Ilirit dhe Antonelës.
Shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Iliri tha se ky është mendimi i tij, ndërsa Antonela i tha se është krenare që ka dalë nga një reality show dhe shtoi se Iliri vetëm nga “Amici” njihet.
Iliri: Nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. Gjithsesi unë kam thënë mendimin tim, që këtu prisja njerëz artistë, që unë mund të mësoja diçka nga ata. Këtu nuk mësoj asgjë tjetër përveç llafeve.
Antonela: Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh. Ti i kërkove falje vetëm Sarës jo mua dhe Einxhel.
Iliri: Jo unë do rri edhe shumë gjatë. Ty të thashë je deri diku kot se “Për’puthen” për 10 muaj të ka sjellë këtu.
Antonela: Si ty “Amici”.
Iliri: Nuk është e vërtetë.
Antonela: Vetëm si Iliri i “Amici” njihesh. E dimë shumë mirë.
Iliri: Nuk e njeh ti karrierën time.
Antonela: Pastaj ky më tha ti do ishe rivalja ime njësoj si Donaldi, kjo nuk përputhet.
Iliri: Për gjuhën që ke.
Antonela: Ti di me ba gjana të tjera ne përdorim gjuhën, ça të bëjmë. Ne nuk dime te hapim kembet si ti, vec gojen kemi.
Për Sarën ai tha se niset nga fakti që ka qenë në Itali dhe atje blogerët kanë përmasa të tjera. Sara i tha se ai që do të mësoj nga të tjerët, si me nivel intelektual vetë nuk i mëson ata dhe nuk hap tema.
Ndërsa Einxhel tha se Ilirin e ka pëlqyer shumë, se emisionin “Amici” e donte, por Iliri nuk është sjellë mirë ndaj saj.
/Priza.al/